Tiranë, 7 mars 2011, NOA- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, në këto momente ndodhet në Prokurori.
Ditën e djeshme ndaj tij u komunikua zyrtarisht fakti se është nën hetim nëpërmjet një shkrese dërguar nga ana e organit të akuzës.
Akuza e ngritur ndaj tij është ajo e korrupsionit pasiv, këtë herë jo për video-përgjimin me kreun e LSI-së Ilir Meta, por pas gjetjes së një filmimi tjetër, ku Prifti me zëvendësin e tij Leonard Beqiri, ishin filmuar kur ndanin një shumë parash prej 70 mijë euro
Deputeti pa imunitet, i cili ndodhet në Prokurori, po merret në pyetje nga organi i akuzës edhe për çështjen e video-përgjimit mes tij dhe ish-ministrit të METE-s Ilir Meta si person në dijeni të ngjarjes dhe si i lidhur drejtpërdrejt me situatën.
a.y/ NOA