Tiranë, 7 mars 2011, NOA – Me akuzën për vjedhjen e një celulari dhe të në sasie parash uniformat blu të parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet arrestuan sot në flagrancë 23-vjeçarin Fatjon Pjetër Biba, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë Fatjon Biba dyshohet se dje rreth orës 05.30’, në rrugën “Ali Visha”, ka vjedhur një telefon celular si dhe shumën e parave prej 2500 lekësh, në banesën e një shtetasi.
Fajton Biba dyshohet se është autor edhe i një shpërthimi të kryer me plasjen e një kapsolle fishekzjarresh, shpërthim i ndodhur në 9 janar 2011, në orën 21.00, në rrugën “Dhimitër Kamarda” në Tiranë.
23-vjeçari Fatjon Biba po procedohet penalisht për konsumim të veprës penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
mit/NOA