Prishtinë, 7 mars, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka dënuar sot vrasjen e 14-vjeçarit, Leutrim Musliut, nga fshati Uglarë i Gjilanit.
“KMDLNj edhe njëherë tërheq vërejtjen që siguria në Kosovë është duke u
cenuar rëndë si pasojë e neglizhencës së organeve që duhet të merren me
sigurinë e qytetarëve”, citon ky organizëm.
Sipas informacioneve që posedon KMDLNj del se kjo vrasje është kryer nga pusia gjë që edhe njëherë dëshmon pasigurinë në Kosovë.
“Vrasja e ndodhur në këto rrethana del se ka motive etnike. Një gjë e tillë duhet të jetë alarm për institucionet e Kosovës.
Mos zbardhja e këtij rasti dhe rasteve të tjera është një sinjal i keq për sigurinë dhe rendin në Kosovë. Krimet e pandriçuara po krijojnë një atmosferë të pasigurisë dhe frikës ndër qytetarë”, shtojnë drejtuesit e KMLDNJ.
Duke kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
n.e/NOA