English

Korçë, vdes fëmija dy muajsh

Korçë, 7 mars, NOA – Një vogëlush dy muajsh ka humbur jetën dje në qytetin e Korçës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se fëmija prej një jave ishte sëmurë pasi ishte ftohur.

Kur gjendja e tij është rënduar, prindërit e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që vogëlushi të mos mbijetojë.

Fillimisht kanë qenë të paqara shkaqet e vdekjes. Kjo ka bërë që një grup hetimor i Prokurorisë së Korçës të nis hetimet. Sipas raportit mjekësor vogëlushi dy muajsh, me inicialet M.L ka mbërritur në spital i pajetë.

Pas deklarimeve të marra nga policia për ngjarjen rezulton se foshnja ishte ndjerë keq në banesë dhe nuk po reagonte në momentin që familjaret po e dërgonin në spital. Sipas prindërve foshnja kishte rreth një javë që ishte i sëmurë me të ftohur.

a.k/NOA

KOMENTE