English

Meta: 8 Maji zgjedhje administrative, jo politike

Tiranë, 7 mars, NOA – “Të gjithë jemi njëkohësisht të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha që zgjedhjet e 8 majit të flasin për qytetarët dhe në interes të tyre”.

Kjo ishte deklarata e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në takimin me krerët e rretheve të kësaj force politike.

Duke shtuar se të gjitha përpjekjet që bëhen për të politizuar këtë proces, nuk janë të dobishme dhe konstruktive për vetë qëllimin që kanë zgjedhjet e 8 majit në mënyrë të veçantë do të thosha janë tërësisht të pasinqerta.

“Nuk ka thjesht përpjekje për t’i kthyer në zgjedhje politike, sepse zgjedhjet politike u bënë më 28 qershor të 2009 dhe do të bëhen më 28 qershor shto një ose hiq një ditë të 2013-s. Por në fakt përpjekja për të krijuar goja idenë për zgjedhje politike ka të bëjë me asgjësimin e thelbit të zgjedhjeve të 8 majit dhe me vetë asgjësimin e misionit që ka vetë pushtetit vendor, që ka çdo bashki, që ka komunë, që ka çdo këshill komune, bashkie apo qarku që është pikërisht për t’i shërbyer qytetarit dhe për t’i plotësuar çdo ditë me përgjegjshmëri nevojat më jetike për të garantuar një cilësi të re të jetës dhe të shërbimeve të çdo qytetari kudo ku ndodhet”, citoi Meta

Duke shtuar se “mungesa e projekteve, përsëritja e vetvetes, pabesueshmëria e premtimeve të pësëritura sigurisht që i çon forca të caktuara politike drejt gjoja zgjedhjeve të reja politike”.

“Deri tani në Shqipëri, pra u bënë dy vjet që kanë përfunduar zgjedhjet e vitit 2009, janë bërë nja 30 herë zgjedhje të parakohshme, nja 60 herë ka ikur Berisha dhe qeveria nga pushteti dhe natyrisht deri në 28 qershor të 2013-s kjo do të ndodhë edhe nja 50 apo 60 herë të tjera, por për ne nuk është kjo e rëndësishme sepse çdo forcë tjetër politike ka të drejtën e saj të paraqesë slogane që dëshiron të parashtrojë objektivat që ka dhe në një farë mënyrë të bëjë edhe lojën politike që kërkon. Por për ne ka shumë rëndësi e theksoj, meqenëse këtu jemi me të gjithë ju dhe të gjithë jemi në përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 8 majit, të intensifikojmë përgatitjet për paraqitjen e projekteve konkrete duke filluar që nga qyteti i Tiranës, kryeqyteti i vendit dhe duke vazhduar deri te komuna më e largët e Kelmendit apo bashkia e Konispolit”, përfundoi Meta.

n.e/NOA

KOMENTE