English

Nesër, ceremonia e hapjes së projektit të demontimit në Mjekës

Elbasan, 7 mars, NOA – Ditën e nesërme, në uzinën e Mjekësit të Elbasanit, do të zhvillohet ceremonia e hapjes të zbatimit të projektit të NATO-s për çmilitarizimin e municioneve të tepërta.

Ndërkaq, siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, në këtë ceremoni do të përurohet edhe linja e re për demontimin e municioneve të artilerisë 75-152mm.

Të pranishëm do të jenë edhe ministri i Mbrojtjes, ambasadori i SHBA-së dhe ambasadorja e Gjermanisë, bashkë me kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Gjatë seancës së fundit plenare, deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë projekt, duke shprehur rezervat e tyre lidhur me sigurinë që ofron procesi i demontimit në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE