Prishtinë, 7 mars 2011, NOA-(Update) Ashtu sikurse ishte lajmëruar pak më parë nisi seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të Kosovës ku priten diskutime lidhur me negociatat me Serbinë.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancë kreu i qeverisë Hashim Thaçi tha se, “Për herë të parë përfaqësues të Kosovës do të mund të ulën të barabartë me përfaqësuesit e Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Çështja e problemeve të trashëguara është çështje e pashmangshme, çështja e të pagjeturve dhe dokumentacioneve. Dialogu teknik do të ketë përsipër normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”.
Ai theksoi më tej se Statusi i Kosovës është i panegociueshëm, dhe se dialogu teknik paraqet fazën drejt integrimeve euro-atlantike - liberalizmin e vizave dhe integrim në BE dhe NATO.
Ndër të tjera ai veçoi se në këtë dialog do të jenë të pranishëm përfaqësues të BE-së dhe SHBA, dhe shtoi se një vend kyç do i kushtohet edhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
a.y/NOA