Tiranë, 7 mars, NOA - Shkrimtarja angleze, Virginia Woolf, e konsideruar një nga figurat më moderniste të letërsisë së shekullit XX, vjen te lexuesi shqiptar përmes një përmbledhjeje me 24 tregime. Shtëpia botuese “Skanderbeg Books” sjellë tregimet e njohura të shkrimtares duke filluar nga “Përmbajtja”, “Dora jonë”, “Njolla në mur”, “Një roman i pashkruar”, “Shtëpia e magjepsur” etj. Tregimi i fundit i veprës është “Trashëgimia”. Woolf është e njohur për depërtimin e saj në shpirtin njerëzor dhe stilin e veçantë me të cilin e përcjell në veprat letrare.
Skeda e Librit
Virginia Woolf
“Njolla në mur”
Përktheu: Elvana Zaimi
Botoi: “Skanderbeg Books”
Çmimi: 800 lekë
a.k/NOA