E hënë, 7 mars 2011, NOA- Kryeministri i Sllovenisë , Borut Pahor, deklaron se kontestet e pazgjidhura në rajon mund të rrezikojnë paqen në Ballkan.
Gjatë një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve “France Press” ai është shprehur se, “Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon”.
Ai shtoi më tej se Bashkimi Europian patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë, duke shtuar se gjasat thonë për një situatë jo të qetë.
Shqetësimet e tij , Kryeministri i Sllovenisë , Borut Pahor do t’ia përcjellë Presidentit Francez, pasi ai ndodhet në një vizitë zyrtare aty.
a.y/NOA