English

Parashikimi i motit për nesër, 8 Mars 2011, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 7 mars, NOA - Edhe neser territori shqiptar do te jete ne ndikimin e motit te kthjellet dhe te ftohte. Qe ne oret e para te mengjesit zonat e ulta dhe bregdetare do te jene me kthjellime, ndersa zonat malore do te kete here pas here kalime vranesirash te lehta.

Shqipëria

Mesdita do te jete me diell ne Titane, Durres, Elbasan, Fier, Berat, Lushnje dhe e gjithe vija bregdetare, vranesira te lehta do te kete ne te gjithe zonen malore Lindore.

Ne pjesen e dyte te dites parashikohet qe vranesirat te largohen nga zonat malore duke bere qe kthjellimet te dominojne te gjithe territorin shqiptar. Kjo situate e motit te thjellet dhe te ftohte eshte rezultat i qarkullimit te masave ajrore te thata dhe te ftohta nga vendet Skandinave. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne vlerat e mengjesit ndersa vlerat e mesdites do te pesojne nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Lindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te arrije 3 balle.

Europa

Veriu dhe veriperendimi i kontinentit do te dominohet nga kthjellimet dhe vransirat e here pas hershme por stuhite e eres dhe mjegulla e dendur do te perfshije keto vende qe ne oret e para te dites. Edhe Europa Jugperendimore do te jete me mot te kethjellet dhe stuhi ere te cilat do te sjellin dallgezim te larte ne det sidomos ne brigjet jugore te Spanjes. Serisht Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani jugor do te karakterizohen nga vranesirat reshjet e shiut dhe te debores ku me te perqendruara reshjet do te vijojne te jene ne jug te Italise dhe ne Greqine juglindore. Ne mengjesin e dites se neserme e gjithe Italia jugore do te perjetoje renje te menjehershme te temperaturave. Gjithashtu me temperatura te ulta do te jete i gjithe Ballkani.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia jugore do te alarmoje per reshje debore dhe temp. te ulta;

Spanja rrezikohet per stuhite te forta ere dhe dallgezim te larte:

Skandinavia alarmon ere te forte dhe ngrica ne akset rrugore.

n.e/NOA

KOMENTE