English

Parlamenti i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 7 mars 2011, NOA- Ditën e sotme Parlamenti i Kosovës pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet lidhur me dialogun me Serbinë.

Nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi pritet që ligjvënësit e Kosovës ta mbështesin këtë dialog.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja ka deklaruar se negociatat duhet të ndalen me çdo kusht, pasi sipas tyre prej këtyre negociatave Kosova do të humbë gjithçka dhe Serbia do të fitojë, sepse ato po bëhen vetëm për territorin e Kosovës dhe jo edhe për Serbinë.

Ndërsa partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, para se të shprehë qëndrimin e saj është në pritje të një drafti që partitë në pushtet mund ta iniciojnë në seancë.

a.y/ NOA

KOMENTE