English

Partitë e koalicionit vendosin për shtyrjen e regjistrimit në Maqedoni

Shkup, 7 mars, NOA - Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vendosur sot për shtyerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, të caktuar për muajin e ardhshëm.

Liderët e këtyre dy partive, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë dakorduar për këtë në një takim të zhvilluar sot në Shkup, bëjnë të ditur burime pranë partive të koalicionit për agjencinë e lajmeve INA.

Vendimi përfundimtar pritet të konfirmohet në seancën e paraparë të Qeverisë për ditën e nesërme. Arsyetimet e shtyerjes së datës së regjistrimit të popullsisë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shtyerja e regjistrimit të popullsisë ka nxitur debate edhe nga partitë politike opozitare shqiptare, por edhe nga diaspora shqiptare, për shkak të periudhës së papërshtatshme për realizimin e këtij procesi. Ditëve të fundit u bllokuan edhe punimet e Komisionit Shtetëror për Regjistrim, për shkak të mosmarrëveshjeve midis komisionerëve shqiptarë dhe maqedonas.

NOA-INA

KOMENTE