Tiranë, 2 mars, NOA - Gazetat shqiptare ditën e sotme flasin kryesisht mbi kushtet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të politikës lidhur me zgjedhjet e 8 majit.
Një theks i veçantë u vihet edhe intervistave të të urtëve të politikës si Servet Pëllumbi dhe Dritëro Agolli.
Vijohet sërish me vendime të qeverisë lidhur me ngritjen e rrogave dhe kalohet më pas në tematikat e kronikës, siç është bllokimi i minave-celular.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Flet shkrimtari, Dritëroi: “Rama të mos kandidojë për bashkinë”, një intervistë e cila komenton situatën për zgjedhjet e 8 majit dhe rekomandimet që shkrimtari i jep kryetarit të Partisë Socialiste.
Një tjetër lajmi që kjo e përditshme i kushton një fokus të rëndësishëm është “Skandali, priftërinjtë Grek në Sarandë joshin fëmijët për tu bërë shtetas Grek”, ku i referohet tematikës së ndërrimit të shtetësisë e cila është debatuar më së shumti kohët e fundit.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin, “Sevet Pëllumbi: Jozefina një zhgënjim i madh”, një rrëfim kritik i ish-kryetarit të Parlamentit i cili komenton sjelljet e kryeparlamentares duke thënë se, i kishte premtuar se do harronte që ishte nënkryetarja e PD-së, por që sipas tij nuk e mbajti fjalën.
Në fokusin e kësaj gazete vihet me prioritet edhe shkrimi, “Zgjedhjet lokale, lista e votuesve të Viçtorit, fshatit të Berishës”, jep elementë të përbërjes së votuesve të këtij fshati, madje edhe kombësinë e shtetësinë e tyre.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Skandali, Si u zhdukën nga depot 340 mijë predha”, shkrim në të cilin jepen detaje madje edhe zbardhja e kontratës së MEICO-s me Ministrinë e Mbrojtjes, ku theksohet edhe destinacioni i tyre drejt Armenisë.
“Minat, 5 mijë euro “gjoba” e shpërthimit”, është titulli tjetër i kësaj të përditshmeje ku veçohet rasti lidhur me minat-celular, dhe arrestimin e personave të dyshuar si përgjegjës.
E përditshmja “Koha Jonë” çelet me argumentin, “Afatet për 8 majin, Rama tallet me zgjedhësit”, shkrim në të cilin detajohet qëndrimi i kryesocialistit për shkeljen e afateve për procedurat e regjistrimit për zgjedhjet lokale.
Më tej jepet edhe qëndrimi i Komisionit qendror të Zgjedhjeve dhe i anëtarit të këtij komisioni Klement Zguri, ku thuhet, “Zguri: Kanë mbetur edhe 24 orë nga skadimi i afatit”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor Shqip, “Zgjedhjet, 11 duelet e Tiranës”, në të cilin zbulohen kandidatët e PD-së për minibashkitë e kryeqytetit dhe prejardhja familjare dhe partiake e tyre.
Një tjetër vend i rëndësishëm i është kushtuar edhe vendimi të Qeverisë, “Rritje rrogash mësuesve dhe policëve”, ku jepen detajet dhe arsyet duke thënë se vendimi vjen para zgjedhjeve, dhe shtesa do të jetë jo më shumë se 10 %.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 7 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.