English

Prokuroria e Përgjithshme frenon Priftin, hesht pas dëshmisë

Tiranë, 7 mars 2011, NOA- (Update) Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pak më parë ka dalë nga Prokuroria e Përgjithshme por në kundërshtim nga herët e tjera ai i është shmangur përballjes me mediat dhe nuk ka lëshuar asnjë deklaratë.

Këtë fakt e konfirmoi edhe fakti i daljes së tij nga dera e pasme e organit të akuzës pas 1 ore, ku pasi ka dhënë dëshminë e tij ka preferuar të hesht.

Ditën e djeshme ndaj tij u komunikua zyrtarisht fakti se është nën hetim, nëpërmjet një shkrese dërguar nga ana e Prokurorisë.

Akuza e ngritur ndaj tij është ajo e korrupsionit pasiv, këtë herë jo për video-përgjimin me kreun e LSI-së Ilir Meta, por pas gjetjes së një filmimi tjetër, ku Prifti me zëvendësin e tij Leonard Beqiri, ishin filmuar kur ndanin një shumë parash prej 70 mijë euro.

Parlamenti i hoqi imunitetin deputetit Prifti në mënyrë që ti hapte rrugë të lirë hetimeve ndaj tij.

Në daljet e tij të vazhdueshme para medias ai ka deklaruar se ndihet i kërcënuar për jetën dhe ndihet i pasigurt për sigurinë e familjes së tij.

a.y/NOA

KOMENTE