English

Shënohen dy të plagosur, evitohet tragjedia te “Ali Demi”, zjarri vihet nën kontroll

Tiranë, 7 mars 2011, NOA- (Update) Është evituar shpërthimi i mundshëm i karburantit i cili ndodhej ngjitur me shtëpinë e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen e quajtur “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se fatmirësisht zjarri nuk ka përfshirë karburantin, por ka lënë të plagosur nënë e bir, të cilët mësohet se ndodheshin në banesë.

Mariglen dhe Shemsie Ramadani janë dy të plagosurit, por sipas të dhënave paraprake djali është më shumë i dëmtuar, ndërsa nëna ka marrë vetëm plagë të lehta dhe të dy ndodhen në spital për tu kuruar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” ku flakët kanë përfshirë një shtëpi private por rreziku është bërë më i madh pasi pranë godinës ishte një karburant i cili si pasojë e flakëve mund të shkaktohej një shpërthim. Ajo që ka ngjallur shqetësim është fakti se thuajse ngjitur me shtëpinë është një pikë karburanti e cila rrezikohej të përfshihej nga flakët.

Por për të evituar një shpërthim të mundshëm, forcat e zjarrfikësve dhe policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të evituar rrezikun, i cili tashmë nuk ekziston më pasi situata është normalizuar.

a.y/NOA

KOMENTE