Shkup, 7 mars 2011, NOA- Peter Sorensen, ambasadori i Bashkimit Europian i sapo akredituar në Maqedoni pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojë disa takime me krerët e politikës së vendit.
Pritet që ditën e sotme Sorensen të takohet me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski për tu njohur me zhvillimet e fundit lidhur me bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës.
Sorensen do të dëgjojë palët politike për mosmarrëveshjet lidhur me kushtet për zgjedhjet e parakohshme dhe shkaqet e bojkotit dhe mundësitë e daljes prej tij.
Gjatë fjalimit të parë të tij, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën evropiane, si dhe në çështjet politike ku ai mund të ndërhyjë.
a.y/NOA