Paris, 7 mars 2011, NOA- Një sondazh i organizuar në Francë ka tronditur parashikimet për zgjedhjet presidenciale.
Gazeta “Le Paresien” ka nxjerrë nga një sondazh i saj fituese e mundshme sipas preferencave të Francezëve ka dalë kryetarja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen.
Më e simpatizuara e Francezëve udhëheq me 23 për qind të preferencave, 2 për qind më shumë se 2 rivalët e saj kryesor, presidenti aktual Nikolas Sarkozy dhe kandidates së socialistëve, Martine Aubry.
Megjithëse nuk kanë munguar kritikat për këtë sondazh, rezultati i Le Pen pritet të shkundë presidentin aktual dhe ta çoj në një balotazh me kandidaten tjetër por si pretendent për të dalë i dyti.
a.y/NOA