Tiranë, 8 mars, NOA – Disa do festojnë dhe disa do protestojnë. Kjo është axhenda festive e 8 Marsit, që kanë parashikuar gratë e përfshira në politikë.
Kështu, ndërsa gratë që i përkasin spektrit të mazhorancës do të mblidhen për të festuar në mjediset e Pallatit të Kongreseve, gratë që i përkasin spektrit opozitar, kanë parashikuar një protestë para selisë së Kryeministrisë.
Që para disa ditësh, ato kanë shpërndarë ftesa me argumentin se gjatë kësaj proteste do të shprehin indinjatën e krijuar nga problemet që u lindin prej varfërisë etj.
Ndërkaq, edhe forumi i gruas së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka parashikuar të zhvillojë sot një protestë me moton "Me ne për çështjen kombëtare".
Nga ana e saj, edhe shoqata "Në dobi të gruas shqiptare" ka parashikuar një manifestim për gratë në zonën e Bllokut.
n.e/NOA