Vlorë, 8 Mars 2011 NOA – Kryetari i Bashkisë së Orikumit është plagosur sonte në mbrëmje në një aksident rrugor ku lëndime ka marrë edhe një punonjës i policisë kufitare.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se kryebashkiaku i Orikumit Kanan Braho është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për ndërhyrje mjekësore, pas plagëve të marra në aksident.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Uji i Ftohtë në Vlorë. Braho, gjendej në makinën me targa VL 7100 C të bashkisë Orikum kur u përplas me një makinë të Policisë ku gjendej një punonjës i policisë kufitare, emri i të cilit nuk u konfirmua nga policia. Ai u dërgua gjithashtu për mjekim në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor i cili po kryen procedurat e rastit.
a.b/NOA