English

Aksidentohet Kanan Braho, kryetari i Bashkisë Orikum

Vlorë, 8 mars 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Orikumit rreth 30 minurta më parë ka pësuar një aksident.

Kanan Braho, i cili ka pësuar aksidentin ndërsa ka pasur në përdorim makinën e Bashkisë, është përplasur me një tjetër makinë të policisë kufitare.

Si ai edhe drejtuesi i mjetit tjetër kanë marrë plagë të lehta, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Uji i ftohtë”.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka deklaruar se ky aksident ka ndodhur si rrjedhojë i shpejtësisë së madhe me të cilin po ecnin të dy mjetet.

a.y/NOA

KOMENTE