English

Athinë, digjet fabrika, humbin jetën 4 emigrantë

Athinë, 8 mars 2011, NOA- Një magazinë e cila ndodhej në njërën prej lagjeve të Athinës, është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar duke shënuar viktima.

Si pasojë e këtij aksidenti mediat greke raportojnë për katër viktima.

Por nuk kanë qenë shtetas grekë, të gjashtë personat që humbën jetën ishin emigrantë kinezë pasi edhe magazina e djegur mbante mallra nga vendet aziatike.

Sipas dëshmitarëve konfirmohet se zjarri e ka përfshirë menjëherë ndërtesën duke mos ju dhënë mundësi viktimave të largohen nga magazina.

Nga ana e policisë nisën menjëherë hetimet, dhe sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se zjarrëvënia ishte e qëllimshme, pasi dyshohet për motive konkurrence.

a.y/NOA

KOMENTE