English

Basha: Gratë, një kontribut i madh në shoqëri

Tiranë, 8 mars, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ka përshëndetur sot të gjitha punonjëset e sektorit të policisë për ditën e 8 Marsit.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në mjediset e Akademisë së Rendit, ai ka pohuar se në këtë ditë, meshkujt duhet të sjellin ndërmend dhe respektojnë kontributin e grave në shoqëri dhe në familje.

“Ky kontribut i pazëvendësueshëm, ka ndikuar edhe në zhvillimet e mëdha të vendit, siç ishte liberalizimi i vizave”, tha ai.

Duke shtuar se punonjëset e policisë, duke qenë nëna edhe bashkëshorte në të njëjtën kohë, kanë ndikuar në reformat e policisë.

“Këto gra, kanë një barrë të dyfishtë, e megjithatë kanë ditur të tregojnë kurajo dhe vendosmëri në rrugën e tyre”, shtoi ai.

Duke u premtuar se do të vijnë duke u përmirësuar kushtet e punës së kategorisë së femrave dhe do të rritet përfaqësia e tyre në organizata.

n.e/NOA

KOMENTE