English

Dialogu Prishtinë-Beograd nis në mbrëmje, vonohet delegacioni kosovar

ruksel, 8 mars, NOA - Bisedimet midis palës kosovare dhe asaj serbe të parapara për të filluar pasdite janë shtyrë për një mbrëmje, për shkak se të vonesës së ekipit negociator të Kosovës.

Burime pranë BE-së në Bruksel kanë theksuar se fillimi i negociatave i paraparë në orën 15.00 do të shtyhet për në mbrëmje në ora 19.00, për shkak se delegacioni kosovar nuk do të mbërrijë me kohë në Bruksel.

Vonesat e udhëtimit drejt Brukseli kanë pasuar, për shkak të seancës së djeshme të Parlamentit të Kosovës, kushtuar fillimit të dialogut. Takimi i parë midis palëve do të zhvillohet në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Kuper, ndërsa pritet pjesëmarrja edhe e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan Tomas Kantrimen. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe nesër në mëngjes. 08: 17 - Bisedimet e para direkte ndërmjet Beogradit e Prishtinës, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës tre vjet më parë, do të fillojnë sot në Bruksel dhe do të zgjasin dy ditë.

Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.

Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviq.

Në këto bisedime nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por edhe SHBA-ve do të diskutohen çështjet teknike midis dy vendeve si: kadastra, telekomunikimet, avio-transporti, lëvizja e lirë, njohja e dokumenteve, njohja e vulave doganore si dhe çështje të tjera.

Shefja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka theksuar se bisedimet kanë të bëjnë me çështjet teknike dhe përjashtohen çdo çështje për sovranitetin e Kosovës, që sipas saj është kreu i mbyllur.

Nga ana tjetër, shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviç nuk përjashton bisedimet edhe për sovranitetin, që sipas tij, do të diskutohen në fazë të mëvonshme.

Në takimin e sotëm në Bruksel pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Countryman.

NOA-INA

KOMENTE