E martë, 8 mars 2011, NOA- Opozita në Libi ka shtuar kërcënimet ndaj Muamar Gedafit, madej i ka lëshuar edhe ultimatum atij për të ndaluar sulmet dhe për tu larguar nga vendi dhe nga drejtimi i tij.
72 orë ka qenë afati i lëshuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Libian, i cili ka thënë se nëse koloneli pranon kushtet, nuk do të gjykohet për krimet kundër njerëzimit. Edhe ditën e sotme kanë vazhduar luftimet pasi forcat besnike të udhëheqësit Libian, bombarduan pozicionet e rebelëve, duke mbrojtur kështu për të dytën ditë me radhë një qytet strategjik në lindje të vendit.
Luftime të ashpra vazhduan edhe dje në qytetin Ras Lanuf, ku luftëtarët anti-Gadaf u tërhoqën në këtë qytet bregdetar nga qyteti aty pranë Bin Javad, pas një kundër ofensive të forcave qeveritare, të cilat përpiqeshin të parandalonin përparimin e rebelëve drejt kryeqytetit Tripoli.
a.y/NOA