English

Elbasan, rëndohet bilanci i aksidentit, pas viktimës, 2 të aksidentuar bien në koma

Elbasan, 8 mars 2011, NOA- (Update) Nga aksidenti i ndodhur pak më parë në aksin rrugor Cerrik-Elbasan, mësohet se dy nga të aksidentuarit kanë përfunduar në koma.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se në motorrat e përplasur ka pasur tre pasagjerë te njëri dhe dy tek mjeti tjetër motorik.

Besim Kullaku 22 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa dy të aksidentuarit më rëndë Florenc Lika 25 vjeç dhe Elvis Qosja 18 vjec janë plagosur rendë duke përfunduar në gjendje kome.

Fatmirësisht dy pasagjerët e tjerë kanë pësuar dëme më të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjergjan dhe sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia e madhe, që ka çuar në përplasjen fatale të mjeteve motorike.

a.y/NOA

KOMENTE