Bruksel, 8 mars 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë ka filluar zyrtarisht dialogu i shumëdebatuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Nën ndërmjetësinë e përfaqësuesit të Bashkimit Europian Robert Cooper delegacioni i Prishtinës do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa delegacionin Serb do e udhëheqë drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviç.
Takimi i sapofilluar po zhvillohet me dyer të mbyllura pranë ambienteve të punës së përfaqësuesit të Bashkimit Europian Cooper, në zyrën e tij.
Lëvizja Vetëvendosja i ka kritikuar vazhdimisht këto bisedime, ndërsa nga ana e qeverisë së Kosovës është thënë se negociatat do të përqëndrohen në çështjet me karakter teknik.
a.y/NOA