English

Krasniqi: Qeveria ka të drejtë të negociojë edhe pa konsensusin e Parlamentit

Prishtinë, 8 mars 2011, NOA- Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ditën e sotme ka deklaruar se Qeveria mund i vazhdojë negociatat edhe pa konsensusin e Parlamentit.

“Qeveria e ka të drejtën të bisedojë për çështje teknike pa miratimin e Kuvendit, sepse i ka kompetencat me Kushtetutë dhe me ligj. Nëse arrihet një marrëveshje dhe ajo duhet të ratifikohet në Kuvend, ai bëhet me 2/3 e Kuvendit”, është kreu i ligjvënësve Kosovar vetëm një ditë pasi nuk u arrit të nxirret një rezolutë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, i kanë kundërshtuar vazhdimisht këto bisedime duke thënë se nëse ndodh takimi i parë mes Tahirit dhe delegacionit Serb, atëherë ky takim do të jetë plotësisht jolegjitim, pasi ai bëhet vetëm me vendim të qeverisë pa e marrë lejen nga Kuvendi. Ndërkaq delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zv/kryeministrja Edita Tahiri ndodhet në Bruksel ku kanë startuar negociatat nën ndërmjetësinë e përfaqësuesit të Bashkimit Europian Robert Cooper.

a.y/NOA

KOMENTE