Tiranë, 8 mars, NOA – Bashkë me qumështin e gjirit, nënat shqiptare u kanë mëkuar fëmijëve të tyre dashurinë për kombin.
Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë festive me rastin e 8 Marsit, organizuar nga Partia Demokratike, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Sipas tij, gratë shqiptare kishin një zemër të atillë sa në një shekull do të mishërohej dhe madhërohej, emri i Nënë Terezës, një nëne të njohur në gjithë botën.
“Kanë qenë nënat që i kanë dhënë këtij kombi prijësat e tij. Nderim të madh sakrificave dhe kontributit tuaj”, tha më pas ai në emër të gjitha grave shqiptare në këtë ditë të 8 Marsit.
Më tej, ai ka përmendur faktin se 20 vjet më parë, ishte edhe guximi i femrave që u shndërrua në faktorin më përcaktues, në përmbysjen e regjimit më barbar.
“Në këto 20 vite, çdo arritje dhe çdo sukses, emrin e ka vajzë dhe grua shqiptare” ... tha ai.
n.e/NOA