English

Leskaj: Gratë nuk mund të jenë të lira në varfëri

Tiranë, 8 mas, NOA – “Gratë nuk mund të jenë të lira në varfëri”. Me këto fjalë u është drejtuar grave protestuese deputetja e PS-së Valentina Leskaj. Ajo është ndalur në situatën ekonomike në vend dhe ka theksuar se “kjo nuk është Shqipëria që nënat, gratë dhe bijat meritojnë”.

Leskaj u shpreh se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kuptojmë se kjo nuk është liria për të cilën u sakrifikuam.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata që u vranë. Sot është me ne çdo grua shqiptare, çdo nënë çdo motër. Është për të vrarët e Gërdecit, është fëmijët që mbledhin krom në trikot e tyre në minerat e Bulqizës dhe që lypin në rrugë”, tha Leskaj.

Deputetja e PS-së tha se ndryshe nga deklaratat e kreut të qeverissh, “ne e dimë mirë se nuk mund të jetë e lirë një grua e cila është në pamundësi për të gjetur një vend pune”.

Leskaj shtoi se “nuk mund të jetë e lirë një grua që jeton në lëmoshën e ndihmës ekonomike. Nuk është liri pamundësi për të paguar ujin dhe dritat”.

Leskaj ka thirru në fund të fjalimit vajzën e një prej personave të vratë në 21 janar, Ziver Veizit.

a.k/NOA

KOMENTE