English

NATO: Gati të ndërhyjmë ushtarakisht në Libi

Tripoli, 8 mars, NOA – Aleanca e Atlantikut të Veriut paraqitet e gatshme për të

ndërhyrë ushtarakisht në Libi, nisur nga gjendja e përkeqësuar atje ditët e fundit.

Kjo pasi është shtuar së tepërmi edhe numri i civilëve të vrarë nga forcat ushtarake me tanke dhe mjete të tjera ushtarake.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilit tani mungon vetëm një mandat i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të lejuar zyrtarisht këtë ndërhyrje.

Ndërkaq, bëhet me dije se NATO ka shtrirë monitorimin e saj në hapësirën ajrore libiane përmes avionëve vëzhgues 10 deri 24 orë.

Kjo është bërë për të mundësuar vëzhgimin e asaj çka po ndodh në të vërtetë në Libi, në mënyrë që edhe ndërhyrja e mëpasme ushtarake në vendin e konfliktit, të jetë në njëfarë mënyre, e justifikuar.

n.e/NOA

KOMENTE