English

Nisin sot bisedimet Kosovë-Serbi

Bruksel, 8 mars, NOA – Ditën e sotme pritet që të nisin bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, për negociatat mbi zgjidhjen e disa çështjeve në interes të përbashkët.

Parlamenti i Kosovës nuk e ka miratuar vajtjen e delegacionit të Prishtinës në këto bisedime, ndërkohë që zv/kryeministrja Edita Tahiri, mësohet se do të jetë kryesuesja e tij.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dalë hapur dje kundër këtyre bisedimeve, duke ngritur zërin në parlamentin e Kosovës se pala kosovare bisedimet duhet t’i bëjë me Tiranën dhe jo me Beogradin.

n.e/NOA

KOMENTE