English

OSBE: Partitë të marrin pjesë në zgjedhje

Elbasan, 8 mars NOA – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka kërkuar sot nga partitë politike në vend që të jenë pjesë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të tetë majit.

"Sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Thirrja ime për to është të marrin pjesë në zgjedhje", ka thënë ambasadori në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit.

Ambasadori është shprehur se të gjitha subjektet politike duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të regjistrohen në KQZ sipas afateve të përcaktuara.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se në këtë proces elektoral do të ketë një grup vëzhgimi nga ODIHR, i cili do të vëzhgojë respektimin e shtetit të së drejtës.

a.k/NOA

KOMENTE