Tiranë, 8 Mars 2011 NOA - Ne kushtet e motit te kthjellet dhe te ftohte do te mbetemi edhe gjate dites se neserme.
Zonat e ulta dhe bregdetare do te vijojne me kthjellime ndersa vranesira te lehta do te kete ne zonat malore. Vranesira me te dukshme do te kete ne Pogradec, Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Permet, Tepelenë.
Duke iu afruar oreve te mesdites do te kete largim te vranesirave ne zonat malore duke bere qe i gjithe vendi te jete me diell.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe pasditja do te vijoje me mot te kthjellet ne te gjithe vendin por temperaturat do te jene te ulta.
Qytetet me te ftohta do te jene ne Lindje te territorit Kukes, Peshkopi, Bulqize, Pogradec, Korçë, Erseke, Maliq, Bilisht.
Ky stabilitet i atmosferes do te mbetet ne mbremja dhe gjate nates.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te jete 13 grade Celsius.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Verilindor ndersa dallgezimi do te jete 2 balle.
Europa
Dita e merkure do te jete me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te kontinentit Europian.
Ndersa Europa Veriperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore sidomos Norvegjia dhe Britania e Madhe ku reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta ere.
Gjithashtu edhe verilindja e kontinentit do te dominohet nga vranesirat dhe reshjet e debores te cilat do te jene me te perqendruara ne Rusi por me intesitet te ulet.
Serisht Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do te dominohen nga masa ajrore te thata e te ftohta duke be qe ne keto vende te dominoje moti i kthjellet dhe i ftohte por duke perjashtuar Greqine e cila do te mbetet me reshjet e shiut dhe te debores por me intensitete te ulta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Norvegjia alarmon reshje debore dhe stuhi te forta ere;
Greqia do te mbetet me reshje shiu e debore dhe stuhi ere.
Ballkani Verior rrezikohet nga temperatura të ulëta dhe mjegulla e dendur.
e.t/NOA