English

Pollo: Do të ndërtohen 500 km rrugë gjatë 2011

Tiranë, 8 mars, NOA Fondi Shqiptar i Zhvillimit këtë vit do të ndërtojë 500 km rrugë dytësore në gjithë vendin me një vlerë prej 72 milionë dollarë.

Vendimi është marrë sot në e Bordit Drejtues te Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), që kryesohej nga ministri. Genc Pollo. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua raporti vjetor i vitit të kaluar, si dhe u miratua buxheti për vitin 2011 me një vlerë totale 9 miliardë e 830 milionë lekë, ose sa dyfishi i buxhetit te vitit 2010 dhe katërfishi i buxhetit te vitit 2009, financuar nga bankat zhvillimore dhe buxhetit të shtetit.

“Gjatë vitit 2010 nga FShZh u zbatuan kontrata në vlerë 100 milion USD dhe janë siguruar 233 milionë USD për projekte në vijim. Për këtë vit, buxheti dyfishohet për projektin “Rrugët Dytësore“ për të ndërtuar afro 500 km rrugë në gjithë vendin. Projekti i iniciuar në 2008-ën me vlerë totale rreth 400 milionë USD, që pritet të rritet, financohet nga Qeveria shqiptare dhe banka zhvillimore, si Banka Botërore, CEB, BEI, BERZH, IPA OFID, Banka Islamike për Zhvillim (IDB). Ky projekt është vlerësuar i shkëlqyer nga Banka Botërore. Gjithashtu sapo është negociuar me KfË dhe IPA për një projekt për uljen e varfërisë me vlerë afro 41 milionë USD për rrugët rurale dhe ujësjellsat në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër”, tha Pollo gjatë fillimit të mbledhjes për mediat.

Janë katër projekte kryesor që do të zbatohen nga FSHZH. Projekti i parë është për “Rrugët Dytësore dhe Lokale”.

Shuma e për financimin e huaj për vitin 2011 është rreth 72 milionë USD.

Projekti ka si qëllim përmirësimin e kushteve te jetesës në zonat rurale të vendit, nëpërmjet përmirësimit të rreth 1.500 km rrugë rajonale e rurale, duke dhënë një kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet punësimit dhe krijimit të kushteve për zhvillimin e ekonomisë rurale.

Ky projekt është në proces zbatimi dhe financohet nga disa donatore, mes të cilave; Banka Botërore (IDA) 20 milionë US$, Qeveria Shqiptare 5 milionë US$, OFID 15 milionë US$, CEB 40 milionë Euro, Banka Islamike për Zhvillim (IDB) 40 milionë US$ dhe bashkëfinancimi midis BEI, BERZH, IPA 2010/2011 për 134 milionë Euro.

Projekti i dytë është “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale”

Ky program ka një vlerë totale prej 11,66 milionë euro dhe financohet nga KfË dhe Qeveria Shqiptare. Ai do të zbatohet ne komunat veriore të Qarqeve: Dibër, Kukës, Shkodër. Ai është parashikuar të zbatohet për 6 vite dhe synon furnizimin me ujë të pijshëm ku priten të përfitojnë rreth 50 fshatra me një popullsi rreth 35,000 - 40,000 banore me një total prej 26 skema ujësjellësish (48 fshatra) që i përkasin 22 komunave në tre qarqet e ku do të zbatohet programi.

Projekti i tretë është “Punët e Komunitetit – Faza III”

Programi “Punët e Komunitetit - Faza III” me vlere totale 14,38 milionë Euro financohet nga CEB dhe Qeveria Shqiptare dhe është fokusuar në 16 komuna të propozuara nga Qarqet kryesisht me potenciale në fushën e zhvillimit turistik. Shuma e buxhetuar për vitin 2011 për financimin e huaj është 1,872 mije Euro dhe ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2011.

Projekti i katrat është për “Fondin e Investimeve Sociale IV”

Është një bashkëfinancim i KfË me 20 mln Euro dhe IPA 2009 me 9 mln Euro. Marrëveshja për këtë projekt është firmosur dhe pritet ratifikimi i saj në Parlament. Projekti do të ketë dy komponentë: Rikonstruksioni i rrugëve rurale në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër si pjesë e programit të rrugëve rurale dhe rikonstruksioni i ujësjellësve ruralë në po këto Qarqe, i konceptuar si një vazhdimësi e projekti të ujësjellësve ruralë.

Gjithashtu FSHZH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të shohë mundësinë për përdorimin e prokurimit elektronik në projektin e Rrugëve Dytësore e Lokale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është krijuar si agjenci autonome implementuese e “Projektit të Lehtësimit të Varfërisë Rurale” në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore datë 09. 01. 1993. Me datë 11 Maj, 2009, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr 10130 datë 11. 05. 2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, që i përcakton këtij institucioni një status të veçantë ligjor.

a.k/NOA

KOMENTE