Kajro, 8 mars, NOA – Në Egjipt po fryn era post-Mubarak. Pasi vendi afrikano-verior ka kaluar fazën e protestave, duket se ai po kalon me radhë të gjitha etapat e duhura deri në krijimin e një stabiliteti të qëndrueshëm politik.
Kështu, një nga këta hapa ka qenë ai i bërjes së betimit nga ana e qeverisë së re të përkohshme, e cila ndodhet nën drejtimin e kryeministrit Essam Scharaf.
Mësohet se betimi i ministrave të saj është bërë para Këshillit të Lartë Ushtarak të vendit, pasi ky i fundit aktualisht e ka pushtetin në Egjipt.
Ndërkaq, vendi është duke menduar për hartimin e një Kushtetute të re, ku 19 marsi është planifikuar si dita e referendumit të tij.
n.e/NOA