Lezhë, 8 mars 2011, NOA- Ditën e sotme policia e Lezhës ka vënë në pranga Alfred Fizin, 30 vjeç, banues në fshatin Dajç të rrethit Lezhë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas rezultonte person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosje”.
Fizi është ndaluar nga Forcat e Komisariatit të Policisë Lezhë, në afërsi të banesës së tij në fshatin Dajç të këtij rrethi.
a.y/NOA