English

PS: Nuk tolerohet më Basha, njëherë hajdut më pas vrasës

Tiranë, 8 mars 2011, NOA – Ndërkohë që kandidati më i përfolur i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi në Ditën e Gruas dhe Nënës se duhet të rritet edhe më shumë numri i grave në pushtetin vendor e në polici, selia rozë ka reaguar duke i kujtuar Bashës se duhet të japë llogari për 21 janarin dhe jo të tregohet si djalë i mirë në 8 mars. “Ku ishte në 21 janar Lulzim Basha që sot u jep leksion shqiptarëve se kush është djalë i mirë e djalë i keq e se sa herë duhesh kujtuar për nënat e motrat? A mendoi Lulzim Basha qoftë edhe për një moment të vetëm për nënat, motrat, fëmijët, bashkëshortet e katër shqiptarëve të pafajshëm që vrau Garda Republikane me urdhër të tij?”, theksoi në një konferencë për shtyp anëtarja e Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste Megi Ajtyresa.

Ajo bëri me dije se ministri i shpallur në kërkim njëherë si hajdut dhe më pas si vrasës nuk do të tolerohet më.

“Kurrë më nuk do të tolerohet Saliu dhe Luli i tij që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë e që në 21 janar vranë për të vazhduar të vjedhin”, tha Ajtyresa.

mit/NOA

KOMENTE