Sarandë, 8 mars, NOA – Dy persona janë ndaluar dje nga policia e Sarandës, pasi kanë rrahur kryetarin e komunës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshati Vergo në Delvinë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e ndalur janë Thoma Vasil Mitro, 34 vjeç dhe Aristidh Vasil Mitro, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Palavli.
Dje rreh orës 13:00, dy personat janë konfliktuar me kryetarin e komunës Vergo F. K., 42 vjeç. Pas debateve të para ata e kanë qëlluar atë me grushte dhe sende të forta. Ndërhyrja e peroneve të tjerë që kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje ka bërë që të shmangen acarimi i mëtejshëm i situatës.
Policia ka arrestuar dy personat që goditën kreun e komunës dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë.
a.k/NOA