Pejë, 8 Mars 2011 NOA - Arrestohen dy persona të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës në Prishtinë. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se sot në orët e pasdites në rrugën Gjergj Fishta të komunës së Lipjanit dhe në rajonin e Pejës janë arrestuar dy persona si të dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit të fëmijës me 03.03.2011 në Prishtinë.
Si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive, të pandërprera i njësitit të hetimeve policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, është arrit që të identifikohen dhe njëherit të arrestohen personat e dyshuar: Valon H., 31 vjeç me banim në Prishtinë dhe
Bashkim M., 29 vjeçar nga Komuna e Istogut
Gjatë kontrollit tek personi i parë i arrestuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
Vetura Mercedes me targa KS, e cila dyshohet se është përdorur gjate rrëmbimit
Dy revole dhe municion të kalibrave të ndryshëm
Tre telefona celular
Një kompjuter Lap Top dhe
Një armë e ftohte (Thike)
Burimet zyrtare i thanë agjencisë NOA se njësitet policore janë duke vazhduar planet dhe hetimet policore lidhur me këtë rast.
a.b/NOA