Ndërkohë sot ka nisur sondazhi i ri i NOA: A do të kandidojë sërish Edi Rama për të qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Merrni pjesë edhe ju në këtë sondazh
Tiranë, 8 mars 2011 NOA – Rreth 64 për qind i thonë jo zgjedhjeve të parakohshme, sipas të dhënave të një sondazhi që realizoi këtë ditë agjencia e lajmeve NOA.
Në sondazhin e NOA morën pjesë 6986 lexues të cilët kishin të drejtën e një vote të vetme.
Ata iu përgjigjën pyetjes nëse ishin pro apo kundër zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Përgjigjet e lexuesve ishin si më poshtë:
Po: 33 për qind
Jo: 64 për qind
Nuk e di: 3 për qind
Opozita shqiptare e kryesuar nga Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama ka kërkuar prej afro dy vjetësh që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme duke vlerësuar se zgjedhjet e kaluara parlamentare ishin të parregullta kurse ato vendore më 8 maj, të pamundura për t’u zhvilluar në këto kushte.
Nga ana e saj, mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha deklarojnë se zgjedhjet e kaluara ishin brenda standardeve. Për më tepër ata citojnë deklarata të shumta ndërkombëtarësh që janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë sot ka nisur sondazhi i ri i NOA: A do të kandidojë sërish Edi Rama për të qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Merrni pjesë edhe ju në këtë sondazh.
e.t/NOA