English

Sot 8 marsi, dita e Nënës apo e Gruas?!

Tiranë, 8 mars, NOA – Sot është 8 Marsi, dita e cila në Shqipëri njihet nga të gjithë si “Dita e Nënës”, por në rrafshin ndërkombëtar ajo konceptohet si “Dita e Gruas”.

E parë në këtë këndvështrim, ajo mund të festohet për të gjitha femrat në tërësi, duke patur të drejtën që secila prej tyre, të marrë një urim për këtë ditë.

Mes protestash, apo momentesh festive, një gjë është e sigurt: Që në këtë ditë, asnjë grua nuk kalon pa e kujtuar si një moment dedikimi ndaj vetes e natyrisht, edhe e të tjerëve ndaj saj.

Në vendin tonë, tashmë është bërë traditë që kjo festë të kalojë më shumë si një moment i gëzuar për të gjitha femrat, kur ato gjejnë një hapësirë për të kaluar me mikeshat e tyre dhe me të afërmit, e kur meshkujt bëhen më tolerantë e u dedikojnë më shumë momente kënaqësie.

Por ka patur raste që në këtë ditë, janë zhvilluar edhe tubime të ndryshme, përmes të cilave gratë kërkojnë të plotësohen më shumë të drejtat e tyre.

Në fakt, kjo gjë ndodh më shumë në botë, kur 8 Marsi shoqërohet me reagimin e femrave, përmes organizatave të tyre, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe barazisë me burrat.

E në fakt, nga kërkesa të tilla, e ka patur fillesën në vetvete edhe 8 Marsi.

Ja çfarë na tregon historia:

Gruaja arriti t’i vërë në pah të drejtat e saj që nga data 8 mars e vitit 1908 në Nju Jork, kur 1500 gra të fabrikave të ndryshme u ngujuan dhe u tubuan duke kërkuar barazi dhe përmirësim të kushteve të punës, e që nga ajo kohë të drejtat e gruas identifikohen me të drejtat e njeriut. n.e/NOA

KOMENTE