Tiranë, 8 mars, NOA – Nga tryezat e familjes, tek ato të vendimmarrjes, gratë shqiptare kanë luftuar dhe janë përpjekur për të arritur barazi me burrat, duke qëndruar të forta para çdo lloj vështirësie.
Këto janë fjalët që kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka thënë gjatë ceremonisë festive me rastin e 8 Marsit, organizuar nga Partia Demokratike.
Duke cilësuar më pas, se gruaja shqiptare ka forcë të dalë kundër dhunës dhe se janë të vendosura për të bërë më të mirën për të ardhmen dhe fëmijët e tyre, dhe se nuk dorëzohen kurrë.
“Ne sot nuk ndajmë vetëm vlera të përbashkëta, por edhe interesa të përbashkëta. Siguria, barazia, shpresa, paqja, ëndrra, janë që të gjitha femërore. Diku shkruhet, se dora që tund djepin, tund botën. Për gratë, kur duan që të realizohet diçka, nuk ka barrierë që t’i ndalojë”, theksoi Topalli.
n.e/NOA