English

Xhaçka: Unë jam një shoqe bulevardi

Tiranë, 8 mars, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste tha sot në protestën e grave opozitare se sot është koha për të shprehur indinjatën ndaj qeverisë dhe gjuhës së përdorur nga kryeministri Sali Berisha.

Xhaçka solli në vëmendje dhe akuzat që kreu i qeverisë i ka bërë kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama, duke e cilësuar si ‘shoqe bulevardi”.

“Unë jam një shoqe bulevardi, ju jini një shoqe bulevardi. Të dashuria nëna dhe motra sot është ditë proteste, sot nuk është ditë feste”, tha deputetja e PS-së, Olta Xhaçka në fjalën e saj para protestuesve që janë grumbulluar para godinës së kryeministrisë.

Xhaçka shtoi se “sot protestohet për të gjithë ato nëna që Sali Berisha ka veshur më të zeza. Vrau fëmijët, vëllezërit, vrau njerëzit e pafajshëm”.

Xhaçka u shpreh se gratë që ka mbledhur sot kryepralamentarja nuk do të donin të festonin, por të protestonin. “Ne sot protestojmë kundër gjuhës që Sali Berisha përdor kundër nesh”, tha Xhaçka.

a.k/NOA

KOMENTE