E martë, 8 mars 2011, NOA- Qeveria e Austrisë dhe ajo e Zvicrës kanë dhënë mbi 4 milion euro për financimin e një programi për zhvillimin rajonal i cili do të asistojë Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.
Ky program përfshin planifikimin dhe zbatimin e projekteve me dobi për të dy rajonet dhe për forcimin e kapaciteteve të zhvillimit rajonal të Qarqeve
Ky financim u bë i ditur ditën e sotme në një aktivitet promovues ku u shënua edhe
Fillimi i Programit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut me financim nga
Austria dhe Zvicra.
Ky aktivitet u drejtua nga Ambasadorët e Austrisë dhe Zvicrës së bashku me drejtuesit
e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran.
Të ftuar të rëndësishëm në këtë aktivitet përfshinin Zv. Ministrin e Brendshëm,
Ferdinand Poni, Zv. Ministrin e Integrimit, Edmond Hoxha, Zv. Ministrin e
Financës, Nezir Haldeda, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe
donatorëve, dhe përfaqësues të qeverisë vendore dhe Qarqeve.
Lançimi i programit të ri u përshëndet me fjalime nga Ambasadorët e Austrisë dhe Zvicrës, drejtuesit e zyrave respektive të zhvillimit dhe bashkëpunimit, dhe përfaqësuesit e qeverisë. Pas kësaj, Daniel C. Wagner, drejtues i ekipit të programit, paraqiti synimet dhe objektivat e programit të ri për zhvillimin rajonal.
“Sfidat e zhvillimit rajonal mund të përballohen vetëm përmes mbështetjes së
vazhdueshme ndaj proçesit të decentralizimit”, tha në fjalën e saj Ambasadorja Zvicerane, Shkëlqesia e Saj, Yvana Enzler.
“Është esenciale që të ndërtohet një kuadër institucional efektiv si dhe kapacitete për dhënien e shërbimeve që janë gjithë-përfshirëse, të barabarta nga ana gjinore dhe të orientuara nga kërkesa.
Qarqe të forcuara dhe të fuqizuara do të luajnë një rol vendimtar në këtë
përpjekje”, vazhdoi Ambasadorja Zvicerane.
Ndërsa Ambasadori Austriak Florian Raunig shtoi se, “Ky program mbështet integrimin Evropian të Shqipërisë përmes zhvillimit rajonal duke kontribuar për tejkalimin e pabarazive si brenda Shqipërisë, ashtu edhe midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”.
Ai shtoi se përvoja dhe njohuria Austriake dhe Zvicerane në këtë fushë do të kontribuojnë për zhvillimin e qëndrueshëm të një rajoni ballkanik i cili ofron potenciale dhe mundësi tërheqëse.
Në fjalën e tij Zv. Ministri I Brendshëm, Ferdinand Poni, përmendi bashkëpunimin e suksesshëm për forcimin e qeverisë vendore në Shkodër dhe Lezhë.
Programi i ri do të përdorë disa instrumente me qëllim që të kontribuojë drejt një zhvillimi ekonomik dhe social të barabartë në Shkodër dhe Lezhë, duke përfshirë një fond prej 2 milion Euro i cili do të financojë planifikimin dhe zbatimin e projekteve me impakt për zhvillimin rajonal për të dy Qarqet.
Barazia gjinore dhe promovimi i zonave dhe grupeve në dizavantazh do të jenë tema të rëndësishme nëpër aktivitetet e programit.
Rajonet e Shkodrës dhe Lezhës janë midis atyre të cilat kanë pabarazitë më të
dukshme midis popullatave urbane dhe rurale.
a.y/NOA