Tiranë, 9 mars, NOA – Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, sapo ka nisur një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë kësaj force politike, takimi po zhvillohet në selinë rozë.
Nuk dihet me saktësi cili është qëllimi i vizitës së Sequit në zyrën e Ramës, por mendohet se çështjet e zgjedhjeve të ardhshme dhe situatës politike në tërësi, janë ato rreth të cilave do të vërtitet biseda rreth tyre.
Të mos harrojmë se dje Partia Socialiste u regjistrua si forcë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 8 Majit, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
n.e/NOA