E enjte, 9 mars 2011, NOA- Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Katerin Ashton, deklaroi prerë se dhuna në Libi duhet ndërprerë sa më shpejt.
Ajo u drejtua nga ministrat e Jashtëm të BE-së se duke thënë se duhet të shtohen më shumë përpjekjet dhe puna për të ndërprerë këto luftime.
Gjatë ditës së sotme ajo shtoi më tej se do t’i kërkojë NATO-s që të imponojë një bllokadë ajrore ndaj Libisë.
Ditën e premte liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian do të takohen në një samit të jashtëzakonshëm, për të biseduar për revoltat në vendet arabe dhe kryesisht ato në Libi.
a.y/NOA