English

E pabesueshme muze flokësh në Avanos

Turqi, 9 Mars 2011NOA-Është konsideruar si një nga muzeumet më të pazakonta të botës. Bëhet fjalë për Muzeu e flokëve të Avanos, në Cappadocia (Turqi).

Që nga viti 3000 p.e.s., qyteti Avanos në Turqi është njohur për prodhimin e artikujve prej qeramike të cilësisë së lartë, realizuar nga mineralet e Detit të Kuq. Por kohët e fundit, qyteti është bërë i njohur kryesisht për muzeun e pabesueshëm të flokëve krijuar nga Chez Galip.

Muzeu i çuditshëm është vendosur në bodrumin e një dyqani të vjetër qeramike ku janë mbledhur flokët e më shumë se 16.000 femra. Muret, tavanet dhe të gjitha sipërfaqet e dhomave janë mbuluar plotësisht me flokët e femrave që kanë vizituar muzeun. Çdo flok është i kataloguar: shënohet adresa dhe emri i femrës që ka dhuruar flokët e saj.

Historia e muzeut daton më shumë se 30 vjet më parë, kur një nga miket e Galip vendosi të largohet nga qyteti duke lënë një tufë të flokëve të saj si kujtim.

Që atëherë, femrat që vizitojnë qytetin dhe dëgjojnë historinë e Galip, dhurojnë flokë për ti dhënë një vazhdimësi kësaj historie që është bërë gati legjendare. Dy herë në vit, në qershor dhe dhjetor, klientët e parë të cilët blejnë një produkt nga dyqani i Galip, janë të ftuar për të zgjedhur 10 tufa flokësh nga muzeu.

Hyrja në muze është pa pagesë dhe femrat nuk janë të obliguara për të dhuruar flokët e tyre, por nëse ata duan, gërshërët, stilolapsat dhe letrat sigurisht nuk mungojnë.

a.e./NOA

KOMENTE