English

Franca përshëndet fillimin e negociatave Kosovë-Serbi

E enjte, 9 mars 2011, NOA- Pas fillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë Franca zyrtarisht ka përshëndetur nisjen e tyre.

“Ne jemi të kënaqur që procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën mbikëqyrjen e BE-së, filloi në Bruksel, më 8 mars 2011”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze, Bernard Valero.

Ky njoftim është dhënë nga Ambasada e Francës në Kosovë, ku theksohet se Parisi zyrtar inkurajon të dyja palët që të gjejnë shpejt zgjidhje konstruktive dhe konkrete për çështje teknike, për të mirën e popullit të tyre dhe për bashkëpunimin e nevojshëm rajonal.

Më tej thuhet se shteti i Francës pret që me këto bisedime të ndihmohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

a.y/NOA

KOMENTE