Zelandë e Re, 9 Mars 2011- Këtë herë ka ndodhur e kundërta. Protagonistët e ngjarjes së çuditshme janë disa vjedhës që kanë sulmuar një burg në New Plymouth, Zelandë e Re natën e së premtes, për të vjedhur një televizor me plazmë 50 polsh .
Gjithcka nisi me një zjarr që shpërtheu brenda njësisë së kontrollit, për të shkëputur rojet të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit. Menjëherë grabitësit kanë rrëmbyer televizorin plazmë duke kaluar nga një dritare.
"Është e çuditshme apo budallallëk ajo që ndodhi- ka thënë rreshter Jason Langman- sesi në vend të grabisin një dyqan ku ka televizorë kanë preferuar të hyjnë në një burg të sigurisë së lartë. Burgu në Plymouth është më i vjetrit në të gjithë vendin dhe i pajisur me një sistem sigurie nga më të sofistikuarit.
a.e./NOA