English

Lamtumirë hapësirë, Discovery ulet në Tokë për tu prehur në muze

E enjte, 9 mars 2011, NOA- Ka përfunduar fluturimin e saj të fundit anija e hapësirës Discovery dhe ditën e sotme është ulur në Tokë.

Udhëtimi 13 ditor i Discovery-it ishte misioni i 39-të dhe i fundit gjatë të cilit u instalua moduli i një depozite shumëfunksionale me pamje nga Toka dhe ata çuan në këtë stacion një robot të ri humanoid i quajtur Robonaut 2.

Lamtumirë me sukses është shënuar nga anija dhe ekuipazhi i përbërë prej 5 burrash e një grua u ulën në Qendrën Kenedi të Floridës, pasi kaluan 9 ditë të ankoruar në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

Discovery do të vendoset në muzeun kombëtar të hapësirës Smithsonian këtu në Uashington pasi është anija më e vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë e NASA-s.

a.y/NOA

KOMENTE